Nikolla iu çon letër, studentët të pakënaqur. Kërkojnë dorëheqjen e ministres

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjate nje konference te perbashket shtypi, me ministrin grek te Edukimit dhe Ceshtjeve Fetare, Andreas Loverdos, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nLindita Nikolla, Minister of Education and Sports, during a meeting with Andreas Loverdos, Minister for Education and Religious Affairs.

Ministrja Lindita Nikolla iu ka çuar një letër studentëve që protestojnë për të tretën ditë përpara zyrës së saj, duke iu pëegjigjur disa prej kërkesave të tyre.

Një nga pikat që Nikolla është përgjigjur është dhe ajo se janë duke marrë masat e nevojshme që të garantohet karta e studentit për të gjithë.

Mirëpo studentët që janë pjesë e protestës shprehen se negociata me ta nuk ka deri në plotësimin zyrtar të këkesave të tyre.

Studentët shtojnë se ata nëse vazhdohet me arrogancë do të kërkojnë dhe dorëheqjen e ministres Nikolla.

Studentët këmbëngulin se ata nuk do të zhvillojnë takime veç e veç as më Nikollën dhe as me Ramës, pasi në këtë mënyrë do të arrihej përçarja e tyre.

Jo më larg se mesditën e sotme përmes një videomesazhi kreu i qeverisë Rama ftoi një grop të studentëve në zyrën e tij, kërkesë kjo që u hodh poshtë nga të rinjtë protestues.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here