Është ministre e Arsimit, por ka përfunduar studimet e larta me rezultate të dobëta.
Dhe ky fakt nuk kishte si t’u shpëtonte studentëve të cilët e kanë bërë ministren Lindita Nikolla objekt tallje gjatë protestës përpara zyrës së saj.
Në një prej pankartave shkruhet: “Ngelësat 10, ministrat 5.8“.
Ministrja e Arsimit ka përfunduar studimet e larta për Matematikë me mesatare 5.8.