Mesazhi i profesorit Edmond Tupja nga protesta e studentëve: Gjërat e vërteta fillojnë tek sheshet (FOTO)

Profesori Edmond Tupja i bashkohet protestës së studentëve përpara Ministrisë së Arsimit. Ishin vetë studentët të cilët kërkuan prezencën e Tupes ftesë të cilën pedagogu i njohur e pranoi dhe sot u gjend në mesin e tyre.

Në një moment Tupja i është përgjigjur shkurt edhe pyetjeve të gazetarëve. Protestën e ka cilësuar si madhështore ndërsa i pyetur se pse protesta do mbahet para kryeministrisë është përgjigjur duke thënë se “gjërat e vërteta fillojnë tek sheshet”.

Protestuesit thërrasin: “Duam të drejtat tona“! Qindra studentë kanë rrethuar ministrinë prej orës 10:00 dhe bëjnë thirrje: “Bashkohuni me ne”!

Të drejtat tona janë bazike dhe minimale. Ministria e Arsimit nuk ka rrugë të mesme vetëm të plotësojë kërkesat. Nuk ka rrugë tjetër”, tha një protestues.

Pas shfuqizimit të VKM-së, studentët kërkojnë edhe plotësimin e tre kërkesave të tjera që janë përgjysmim i tarifave studentore, përmirësim të kushteve të konvikteve si dhe përfshirjen e përfaqësuesve të studentëve në Bordin e Universiteteve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *