“Me ken shkodran, tarifat i hedh në kazan”/ Parulla pikante nga studentët e Shkodrës: Hiqni mesataren (VIDEO) 

Protesta e studenteve të Universiteteve Publike është shtrirë në të gjitha universitetet publike në rrethe. Përveç studentëve të Tiranës, protestohet edhe në Shkodër, Elbasan, Korçe, Vlorë dhe Durrës.

Pas bojkotimit të mësimit dhe marshimit në qytetet e tyre, studentët e Durrësit dhe të Elbasanit priten t’i bashkohen studentëve të Tiranës para godinës së Ministrisë së Arsimit.

“Me ken shkodran tana i ban, edhe tarifat i hedh n’kazan”, është një nga mesazhet që studentët shkodranë i drejtojnë Ministrisë së Arsimit, ndërsa parashtrojnë disa kërkesa.

Ata përveç reduktimit të tarifës së studimit, studentët kërkojnë edhe uljen e mesatares për mbrojtjen e diplomës.

Pavarësisht shfuqizimit të VKM për tarifën e provimeve të mbartura, studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *