Mbyllet protesta e Unazës së Re/ Banorët: Policia larg duart nga ne, boll kemi dhënë deklarime

Pasi kanë marshuar për tek ish-sheshi “Shqiponja” me thirrjet se nuk do të lënë prishjen e banesave të tyre, duke kujtuar dhe aferën e fundit që u publikua ku kompania që ka fituar njërin nga lotet për ndërtimin e Unazës së Madhe ka falsifikuar dokumentet, ata janë zotuar se do vazdojnë deri në fund të protestën e tyre.

Banorët kanë paralajmëruar sërish protestë ditën e nesërme. Kji ishte dita e 34-t që ata vazhdojnë të protestojnë, ndërkohë që kanë patur dhe një paralajmërim për policinë.

“Policia larg duar nga ne, të mos na provokojë se boo kemi dhënë deklarime se boll u bë. Nesër sërish në protestë”, tha njëri prej tyre.

Të pranishëm në protestë ishin dhe deputetë të opozitës dhe kreu I PD-së Basha, i cili theksoi se vetëm të bashkuar do mund t’ja dalim përballë kësaj qeverie që synim ka vetëm grabitjen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here