“Kryeministri u soll si një i menderosur, një ditë më parë i përçmoi studentët”

Nga Ergys Mërtiri

Përgjigjia e Edi Ramës ishte humori më i bukur i kësaj dite. Kryeministri u soll si një i menderosur që, nga sikleti, përpiqet të thotë se ajo me çfarë i ka mbushur poturet është marmalatë, ndonëse të gjithë ia ndjejnë erën që larg.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë i përçmoi protestuesit duke thënë se nuk paguan për ngelësa. Sot, fytyrëqeshur, i dashur, i sjellshëm, i matur dhe i hapur ndaj gjithkujt, ai i ftoi studentët në zyrën e tij për të folur ballë për ballë si ngelësi ngelësit, i gatshëm të dëgjojë kërkesat e tyre dhe t’ua plotësojë dëshirat. Në fakt, ka një dallim të madh midis tyre: Njëra palë e “ngelësve” (studentët) janë nënshtrues, kurse ai, ngelësi i vërtetë, është i nënshtruari, që po mundohet me siklet ta mbajë kokën lart, megjithë zgjebosjen baritore që po ia tregojnë të gjithë me gisht.

Mesazhi është i qartë. Kur protestuesit janë të dobët, ai i tall, pështyn, ofendon. Kur ata bëhen të fortë, ai iu buzëqesh, iu shpreh dashurinë, i fton në zyrë duke iu thënë se “mezi pret ti dëgjojë”. Në fakt, kur nuk ua mbushën syrin, kur nuk ua njihte forcën nuk kishte veshë për të dëgjuar. Me “shpellarët” e Unazës së Re, vazhdon dhe sillet si gangster, duke i prangosur e dënuar, madje edhe duke iu thyer gishtat për hakmarrje, ndonëse edhe aty po e ul kokën tashmë, me skandalin e falsifikimit të dokumenteve në tender. Ai na tregoi për të disatën herë se dëgjon vetëm verdiktin e forcës, dhe është nga ata lloj dhjaksash që merr vesh vetëm me dajak.

Kryeministri tha se do të dëshironte të ishte student protestues sot dhe jo kryeministër në zyrë. Po kjo nuk do mend. Kush do të preferonte sot të ishte kryeministër i dhjerë në detyrë, përballë të qenit triumfues në shesh?

Për ta përmbledhur, finalja e kësaj beteje po përfundon me një komizëm të madh. Kreu i qeverisë po lëpin buzëqeshur atë çfarë pati pështyrë, jo më larg se dy ditë më parë, duke thënë se paska shije të mrekullueshme!

Të bëftë mirë!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *