Juventus pa rivalë në Itali, Interi bie në transfertën e “Zonjës”

Juventus nuk di të ndalet. Në sfidën e sotme përballë Interit, skuadra e drejtuar nga Massimiliano AlLegri ka triumfuar përballë Interit në shifrat minimale 1-0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola duke detyruar skuadrat të ndryshojnë strategji për të shkuar drejt golit. Pas zbritjes në fushë, skuadra torineze tregoi racionalitet duke gjetur rrugën e rrjetës me kroatin Mario Mandzukiç teksa po luhej minuta e 66’.

“Zonja e Vjetër” nuk njeh rivalë në kampionatin italian për 7 vite radhazi, ndërsa ecuria e këtij sezoni tregon se Juventus do të bëjë të njëjtat llogari për titullin kampion.

Me fitoren e sotme, skuadra e Juventus fluturon në krye të tabelës me 43 pikë, njëmbëdhjetë më shumë se veni i dytë, i cili mbahet nga Napoli dhe në vend të tretë renditet Interi me 29 pikë në 15 javë kampionat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here