“Gallatë” me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, mungojnë vetëm Braçe, Spiropali e Musa Ulqini

Nga Boldnews

Anëtari “socialist” i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, Kryeprokurorja e Përkohshme socialiste, Arta Marku, kreu i Gjykatës Kushtetuese, i varur nga socialistët në procesin e Vetingut, do të jenë njerëzit kryesorë në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, të cilëtdo të përzgjedhin kandidatët për Gjykatën Kushtetetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Duke parë këtë listë, në këtë institucion mungojnë vetëm “të pavarurit” Erjon Braçe, Elisa Spiropali, Musa Ulqini apo të tjerë të kësaj kategorie, të cilët do të votojnë për gardianët e rinj të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zhvilluar paraditen e së Premten nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi merr përmasat e një “gallate” të madhe legjislative dhe institucionale. Ky short, sipas ligjit, duhet të zhvillohej fillimisht nga Presidenti i Republikës. Por, Ilir Meta refuzoi ta zhvillonte këtë procedurë, për shkak se ai nuk ka bazë ligjore, si pasojë e vakumit të krijuar nga Reforma e ç’akorduar në Drejtësi.

Pas refuzimit të Metës, procedurën e zhvilloi Ruçi, i cili realizoi një short fiktiv dhe të paracaktuar. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë, dy gjyqtarë Kushtetues, një nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë e dy prokurorë në nivel Apeli, si edhe një gjyqtar administrativ.

Nga lista e kandidatëve për short, Gjykata Kushtetuese kishte dërguar për dy poste në KED, dy emra, të vetmit që janë në detyrë-kryetarin Bashkim Dedja dhe Vitore Tushën. Bashkim Dedja e kaloi fazën e parë të Vetingut, por vendimi për konfirmimin e tij është ankimuar nga Komisioneri Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelit (KPA). Bashkim Dedja është në dorë të KPA, anëtarët e së cilës janë zgjedhur dhe njihen për afërsinë e ngushtë me Partinë Socialiste. Pra, praktikisht, karriera e Bashkim Dedjas është në dorë të partisë në pushtet.

Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar një kandidat nga institucioni qëndror i Akuzës, vetëm Kryeprokuroren Arta Marku, e cila plotëson të gjithë kriteret ligjore për anëtare e KED. Arta Marku, e zgjedhur vetëm me 69 votat e socialistëve, e ka treguar qartë se cilën krah politik mbështetu pa reshtur dhe hapur fare. Ajo është rreshtuar tek pushteti, i cili e zgjodhi.

Kryetar i KED-së, sipas ligjit, është anëtari i Gjykatës së Lartë. Shorti i zhvilluar nga Gramoz Ruçi përzgjodhi gjyqtarin Ardian Dvorani, i cili as nuk e ka fshehur dhe as nuk mund ta fshehë që është “mëkëmbës” i Partisë Socialiste në Gjykatën e Lartë. Tashmë, ai do të drejtojë edhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Në këtë mënyrë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u shndërrua në një lloj nën-seksioni të Partisë Socialiste, ku mungojnë vetëm ata që e shohin Edi Ramën si “Skënderbeun e kohëve moderne”. Por, mungesa e Braçes, Spiropalit, Musa Ulqinit, etj, mund të zëvendësohet denjësisht nga Dedja, Marku e Dvorani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here