Foto/ Nga Rama, Xhafaj e Tahiri, personazhet e Narcos “pushtojnë” rrugët e Tiranës

Grafite të reja me portretet e politikanëve shqiptarë kanë ‘pushtuar’ sërish rrugët e Tiranës.

Grupi i aktivistëve dhe artistëve anonimë, të njohur si Çeta kanë përfshirë në veprat e tyre imazhe të kryeministrit Edi Rama, ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj, si dhe kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla nëpër mure në rrugët e Tiranës.

Po ashtu, vihet re se poshtë imazheve të tyre shkruhet fjala ‘Narcos’, si personazhe të serialit të njohur televiziv që sinjifikojnë lidhjet e ngushta me bandat dhe trafikimit të drogës.

Kujtojmë se ky grup anonim ka denoncuar edhe ngjarje të tjera si vdekjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë, bashkinë e Tiranës etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here