FOTO/ Harrojeni Albin, Klaudia i shpreh publikisht dashurinë moderatorit shqiptar

Klaudia Pepa është një nga balerinat më të suksesshme në Shqipëri. Pavarsisht se ajo u largua nga vendlindja për ta zhvilluar karrierën e saj në Itali, gjithmonë është përfolur për fotot e saj provokuese që publikon në rrjetet sociale, por gjithashtu edhe për martesën që pati me koreografin Albi Nako.

Dyshja u ndanë, dhe në një emision Klaudia u shpreh se Albin tashmë e shikonte si një vëlla të madh, ndërkohë që ky i fundit përflitet se është në një lidhje me një tjetër balerinë, Alba Hoxhën. Gjithsesi Pepa ka bërë një deklaratë dashurie në Instagram.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet krah moderatorit Ardit Gjebrea (me të cilin prezantoi edhe festivalin e “Kënga Magjike”) dhe i shpreh atij dashurinë. “Të dua superman,”– shkruan balerina krahas fotos. Mesa duket Arditi është një person i veçantë për Klaudia Pepën.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *