Fitoi “Topin e Artë”, sponsorët shpërblejnë Luka Modriç me shumën e majme

Fitimi i ‘Topit të Artë’, përveç prestigjit do t’i sjellë edhe të ardhura monetare mesfushorit Luka Modriç.

Gazeta spanjolle ‘El Confidencial’ shkruan se 33-vjeçari do të marrë 800 mijë euro nga sponsorët e tij, ku pjesën më të madhe do e mbulojë kompania ‘Nike’.

Kroati fitoi çmimin prestigjoz, duke thyer hegjemoninë e Mesit dhe Ronaldos pas 10 viteve, ndërsa pas tij u rendit Kristiano Ronaldo dhe Antuon Grizhman.

Raportimet e fundit, megjithatë theksojnë se e ardhmja e tij është larg Spanjës, pasi presidenti i Realit, Fiorentino Perez kërkon të rinovojnë skuadrën me futbollist të rinjë, teksa destinacioni më i mundshëm është Interi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here