Eksperti: Tenderi për Unazën vjedhje e hapur, ja përse u nda në tre lote

Eksperti i Ekonomisë Pano Soko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, e ka komentuar si vjedhje e madhe skandalin e denoncuar mbrëmjen e sotme, për falsifikimin e dokumentave të Departamentit të Shtetit të Delaware, nga kompania Dunwell Haberman (degë e kompanisë DH Albania), e cila ka fituar tenderin për rindërtimin e Unazës së Madhe.

Soko, falsifikimin e dokumentit e cilëson edhe si një mënyrë për të përfituar nga imazhi i njerëzve dhe kompanive të forta me capital.

“Ideja për ta shitur si një vepër të fshehur pas njerëzve me kapital dhe kompani të forta me imazh të mirë në kohë me eksperiencë, është ideja e parë pse do t’i duhej të hyrë në deformimin dokumentit, vetëm për krijimin e imazhit. Është një vjedhje e hapur, dhe e mirëmenduar, pasi jo më kot është ndarë në tre lote, dhe pikërisht Loti i parë ka shumën më të madhe“, u shpreh ai.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *