E pazakontë në Bulqizë, gruaja me trinjakë nuk po lind dot, s’ka gjinekologë

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në qytetin e Bulqizë. Një grua, e cila ishte shtazënë me tre fëmijë, ka lindur vetëm njërin, ndërsa dy të tjerë nuk po i lind dot për shkak të mungesës së mjekut gjinekolog.

Mësohet se fëmijën e parë, gruaja e ka lindur në prani të një infermiereje. Ndërkohë që janë nisur me helikopter mjekët nga Tirana.

Mjekët po konsultohen për ta transportuar gruan drejt Tiranës pasi në Bulqizë nuk ka sallë operacioni.

Gruaja është  nga Ostreni, një zonë e thellë e Bulqizës dhe për të shkuar deri në spital është transportuar me kalë për rreth 1 orë dhe më pas me në automjet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here