Dokumenti/ Studentët e Shkodrës rendisin kërkesat, ja cilat janë ato

Pas protestës së organizuar për të tretën ditë radhazi para Ministrisë së Arsimit nga studentët e univesiteteve publike, Këshillet studentore kanë vijuar me përpilimin e shkresave drejtuar rekotorateve përkatëse, lidhur me kërkesat e tyre.

Një kërkesë e tillë është edhe ajo e Këshillit Studentorë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Në shkresën në fjalë theksohet: “Ne si përfaqësi e studentëve të universiteti të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në përputhje me të drejtat e njohura në ligj dhe statut të USH, shprehim mbështetjen e këkresave të studentëve të iniciuara në qytetin e Tiranës. Gjithashtu parashtrojmë kërkesat tona që lidhen drejtëpërsëdrejti me të drejtat dhe interesat e studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Kërkesat tona janë si më poshtë:

1- Ndryshim i notës mesatare për studentët në përfundim të ciklit studimor Bachelor, nga nota 9 në 7, e cila përkon me mesataren e nevojitur për ndjekjen e studimeve më të specializuara. Përveç ndryshimit të notës të mundësohet liria e studentit për të zgjedhur mes provimit dhe temës së diplomës.
2- Të mundësohet që për studentët të cilët kryejnë aktivitete që i shërbejnë përgatitjes akademike, siç janë ekspeditat, të mos operohet me sistemin e rimbursimit, por të përfshihet në buxhetin e USH.
3- Të garantohet vënia në efektivitet të nëdrtesës së re të Universitetit të Shkodrës, brenda muajit Janar 2019.”

Burime thanë për Faxweb.al, se përpilimi i shkresave, vjen pas kërkesës së Universiteteve që çdo gjë të jetë e shkruar.

Shkresa e plotë:

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *