Denoncimi i studentëve: Rama futi në lojë FRESSH-in për të na përçarë, devijoi tubimin nga kryeministria

Protesta masive e studentëve të Mjekësisë është devijuar pjesërisht, për të mos marshuar para godinës së kryeministrisë. Ndalesa për pak minuta e të rinjve para kryeministrisë është një nga pikat e axhendës së protestës sot, por disa prej tyre janë devijuar.

Sipas denoncimit të një studenti shkak është bërë ndërhyrja nga njerëz të vënë nga FRESSH, duke marrë rolin e organizatorëve të turmës.

“Ky është një akt i turpshëm, pasi një grup të rinjsh që janë anëtarë të FRESSH, të stimuluar politikisht tentuan të orientojnë studentët të mos marshojnë para kryeministrisë, në rrugën drejt Ministrisë së Arsimit dhe e kanë devijuar turmën. Ne nuk duam ta politizojmë protestën, jemi studentë të lirë, ky grupim do të ushtrojë propagandë, por do ta kenë të pamundur”, u shpreh studenti i universitetit të Politeknikut.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *