Bizneset tek Rruga e Durrësit solidarizohen me studentët, ulin qepenat në shenjë revolte (FOTO)

Studentet nuk ndalen edhe pas tërheqjes së Qeverisë dhe shfuqizimit të VKM-së për tarifen e provimeve të bartura. Ata vijojnë të protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe bizneset përgjatë Rrugës së Durrësit.

Siç duket edhe nga fotot dhjetëra dyqane kanë ulur qepenat për të përkrahur tubimin e studentëve të cilët kërkojnë kushte më të mira në universitete dhe konvikte.

Një ditë më parë ata fituan betejën për heqjen e tarifës për lëndët e mbartura, por ata nuk u dorëzuan dhe dolën sërish sot në protestë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here