Pas zbulimit të skandalit se një nga kompanitë që do të merrte 18 milionë euro në zonën e Unazës së Madhe kishte falsifikuar dokumentet e një prej kompanive prestigjoze amerikane, ARRSH-ja ka pezulluar punimet në Astir.
Mirëpo derimë tani nuk ka asnjë nisje të hetimeve nga ana e prokurorisë, lidhur me institucionet që kanë vendosur t’i japin tenderin DH Albania, e cila rezulton të jetë një kompani fantazmë.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar para pak minutash dhe analisti Andi Bushati, i cili thotë se 18 milionë eurot që do vidheshin te Unaza do të çoheshin në parajsa fiskale.
“Po tani që u vërtetua se donin të vidhnin 18 milionë euro dhe ti shpinin ne parajsa fiskale, a do ti ndalin eskavatoret? A do e urdhërojnë Lali lëtyrën të pushojë? A do ti thonë me kazan atyre që u hoqën këtë vjedhje marramendëse nga dora?”, shkruan Andi Bushati në reagimin e tij.
Përveç ARSH-së derimë tani nuk ka pasur asnjë reagim institucional nga përfaqësues të tjerë të qeverisë.
Vendimi për pezullimin e punimeve u morr pas publikimit ditën e djeshme nga ana e emisionit TPZ se kompania DHL Albania ka falsifikuar firmën e sekretarit të shtetit të Delaëare.
Kjo kompani ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaëare, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998, kur në fakt kjo ka ndodhur 2 muaj para hedhjes së tenderit.
ARRSH nxitohet të sqarojë se deri më tani kjo kompani nuk ka marrë asnjë para nga ana e Buxhetit të Shtetit Shqiptar.