Zhduket gruaja, familjarët bëjnë apel për ndihmë

Një 56-vjeçare nga Fieri është zhdukur prej 24 orësh pa asnjë gjurmë. Mësohet se shtetasja Liljana Tafa nga fshati Zhupan ka humbur kontaktet me familjarët që në orën e para të mëngjesit të djeshëm.

Shtetasja 56 vjecare në momentin që është larguar nga banesa ka pasur veshur bluzë rozë me jelek gri si dhe tuta të zeza.

Familjarët kanë denoncuar që mbrëmjen e kaluar në polici për zhdukjen e saj si dhe kanë kontrolluar në spital dhe në morgun e Fierit.

Ata bëjnë apel që kush mund ta ketë parë të kontaktojë në numrin e telefonit 0682195608 pasi janë duke kërkuar intensivisht në të gjithë territorin e Bashkisë së Fierit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *