Reperi më i njohur shqiptar, na ka befasuar të gjithëve. Kjo për faktin se ai është një personazh i famshëm jo vetëm për shqiptarët, por ai është personazh i njohur edhe në shtëpinë një prej femrave më të përfolura të shobizit ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për Chiara Ferragnin, blogeren e njohur në Itali, dasma e të cilës u komentua gjatë në shtypin global, madje edhe në vendin tonë.
Por gjatë ditës së sotme ka tërhequr vëmendjen një video e publikuar nga bashkëshorti i blogeres Chiara Ferragni, Fedez. Në këtë video ai është së bashku me Chiarën dhe djalin e tij, shfaqen duke komentuar rreth të rejave të shoëbizit në botë, ku më pas ai përmend reperin shqiptar Noizyn.
“Zemër dëgjova që Cardi B u nda nga Offset, si do t’ja bëjmë. Merre, vazhdo shkruaj një artikull për Noizyn, ke pikërisht moshën për të shkruan një artikull për Noizyn”, – vijon më tej Fedez duke qeshur.
Kjo nuk është hera e parë Chiara Ferragni lidhet me shqiptarët. Diçka e tillë daton në muajin shtator të 2018.
Blogerja italiane dhe reperi kanë së bashku një djalë të vogël, Leon, i cili është përherë nën shoqërinë e prindërve të tij dhe ata publikojnë mjaft foto të tij në rrjetet sociale.
Së fundmi, Chiara ka publikuar në Instastory një video të djalit të saj teksa e ushqen. Në një moment, pasi vogëlushi ha ushqimin, dëgjohet Chiara që i thotë në gjuhën shqipeL “Bravo! Bravo! Shumë mirë”.
Këtë moment mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: