Studentët sot ia dolën, por protesta e tyre kalon kufijtë. Jehona në mediat e huaja prestigjioze

Sot duket se ka qenë dita e studentëve, e kjo në kuptimin e plotë.

Mijëra studentë të universiteteve shtetërore u ngritën sot në protestë para Ministrisë së Arsimit, protestë kjo që u përshkallëzua edhe nga studentët e Durrësit, Korçës, Elbasanit e Shkodërës, ku kanë kërkuar:

1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.

2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.

3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.

4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentët në bord.19fa8e7fc497f1361ee5393751e48a97_L

Sot ministrja Lindita Nikolla doli në një konferencë për mediat ku tha se një nga pikat e kërkesave, ajo për anulimin e tarifës shtesë për provimet e mbartura do të hiqet, duke bërë kështu që studentët t’ia dilnin mbanë, por sakaq këta të fundit kanë lajmëruar vazhdim të protestës pasi kërkojnë edhe plotësimin e tre kërkesave të tjera.

Por protesta e sotme me një pjesëmarrje shumë të lartë të të rinjve, nuk ka kaluar vetëm në vëmendjen e mediave dhe qytetarëve të vendit, por është pasqyruar edhe nga mediat e huaja prestigjioze, si “The New York Times”, “Washington Post”, “The Seattle Times”, etj.

Mediat e huaja kanë pasqyruar atë çfarë ndodhi sot, në një shkrim me titull:  Studentët shqiptar, kërkojnë heqjen e tarifës shtesë./Panorama

4747newsettle

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *