Revolta studentore në të gjithë vendin/ Pas Tiranës, në këmbë edhe Durrësi, Elbasani, Korça e Shkodra

Revolta e studentëve është shtrirë në të gjithë vendin. Edhe studentët e Elbasanit kanë bojkotuar mësimin dhe kanë marshuar në rrugët e qytetit, ku kanë bërë thirrje për uljen e tarifave të studimit. “Nuk duam kredi për kreditet tona”, ka qenë kjo thirrje e studentëve të Elbasanit.

Protesta në Elbasan

Studentët e Shkodrës kanë dalë në protestë dhe bëjnë thirrje për bashkim të të gjithë studentëve. Në një video ata thonë se iniciativa e tyre për protestë do të shumëfishohet nesër. “Ngremë zërin tonë dhe nuk frikësohemi nga asgjë dhe nga njerëz që i tërheq posti”, janë shprehur studentët e Shkodrës.

Në Durrës gjithashtu studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” kanë braktisur mësimin dhe kanë dalë në protestë.

Edhe studentët e “Fan Nolit” në Korçe i janë bashkuar protestës së studentëve të Tiranës. Parullat e tyre kanë qenë edhe më të forta pasi paralajmërojnë për një lëvizje studentore si ajo e ‘90-ës.

Protesta në Korçë

Studentët kërkojnë që të ulen tarifat e studimit dhe shtojnë se qeveria u ka boshatisur xhepat nga taksat e larta. Po ashtu ata kanë kërkuar dhe anulimin e VKM-së duke thënë se nuk aka negociata pa anuluar këtë vendim.

Protesta në Tiranë

Kerkesat e studenteve jane 4

1. Anulimi i VKM per tarifa shtese.

2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.

3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *