Protestuesit i “vënë” zjarrin Athinës, 1 i plagosur dhe 30 të arrestuar

Lexo edhe:

Vazhdojnë protestat e dhunshme në Athinë. Pak pas orës 20, demostuesit të cilët kishin si pikë takimi vendin ku dhe u vra Grigoropulos para 10 vjetësh në lagjen “Eksarqia”, jo shumë larg qendrës, filluan të ngrenë barrikada dhe të hedhin shishe me bezinë dhe mjete të tjera të forta ndaj policisë.

Nga ana e saj policia po përdor gazin lotsjellës si dhe makina që hedhin ujë për ti mbajtur të bllokuar brenda lagjes “Eksarqja”.

Një i plagosur dhe 30 të arrestuar nga policia. Protestuesit kanë ndjekur makina dhe kanë shkaktuar dëmtime serioze në kabina telefonike dhe pothuajse, në të gjitha godinat shtetërore që ndodhen brënda zonës ku veprojnë.

Një banor i tha televizionit SKAI se të rinjë me vare dhe mjete të tjera prishën muret e një godine historike për të marrë gurët qe u duheshin për të goditur policinë. Në këto moment atmosfere është shumë e tensionuar.

E gjithë skena ngjan me sheshbetejë.

Makina që digjen, dyqane që u janë thyer vitrinat dhe që u merret gjithçka që mund të përdoret kundër forcave të rendit.

Zjarrfikëset nuk mund të kalojnë nga barrikadat e ngritura, duke e bërë pothujase të pamundur shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë zonën.

Ndërkohë episode janë shënuar edhe gjatë protestave në Selanik ku edhe është djegur flamuri greke.

 

Lajme të lidhura

Para