Të enjten u publikua diploma origjinale e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, ku konstatohej se mesatarja e saj në universitet ishte jo e një studenteje të shkëlqyer, 6.8.
Mesuesja e matematikës me një përvojë 30-vjeçare në arsim, e justifikoi këtë me faktin dega e matematikës nuk ka qenë kurrë prirje e saj.
“Matematika s’ka qenë kurrë prirja ime. Ashtu ishte koha kur degën në fakultet ta caktonte partia. Kam shkuar në atë shkollë, madje kam tentuar ta lë një herë, por jam rikthyer aty dhe kam përfunduar shkollën. Më pas kam punuar 30 vjet në arsim, si mësuese me vullnet dhe me përkushtim. Sot nëse do të më pyesnin çfarë dege do të zgjidhja, do të zgjidhja sërish matematikë”, sqaroi Nikolla në emisionin “Open” në Top Channel.