Infermierët ultimatum qeverisë: Nëse nuk mbani premtimin, protesta masive në gjithë Shqipërinë

Jo vetëm studentët, por edhe inferimerët në gjithë Shqipërinë i kanë vendosur ultimatum qeverisë që nëse nuk mban premtimin për shpërblime e rritje pagash deri me datë 25 dhejtor do të ngrihen në protestë.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Infermierëve në faqen zyrtare.

Njoftimi:

Deri me daten 25 nese Infermieret ne te gjithe vendin marin shperblim dhe nuk mbahet premtimi per rritje page do ngrihen ne protesta deri ne bojkot te punes deri sa ta kuptojne vleren qe kane Infermieret.
Te gjithe bashke mund te arrijme ne ate kauz qe te gjithe duam.
Kushte pune me te mira;
Paga me te larta;
Shperblim per fundvitin;
Siguri ne pune;
Vleresim te punes dhe figures se Infermierit;
Verifikim te dosjeve te cdo infermieri qe ata pa diplome e pa license te largohen e te punesohen ata qe e meritojne;
Largimin e frymes se presionit dhe politizimit te profesionit te Infermiereve.
Këto e shume kerkesa qe kane Infermieret do parashtrohen ne ngritjen e te gjithe Infermiereve ne vend nese Qeveri qe eshte dhe çdo Qeveri nuk reagon per kete kategori punonjësish.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *