Gjobë 50-100 mijë lekë kush refuzon Censusin, qeveria miraton projektligjin e ri

Qeveria ka miratuar projektligjin e ri për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, i njohur ndryshe si Censusi. Në projektligj parashikohen gjoba për të gjithë qytetarët që do të refuzojnë të përgjigjen ose do të japin përgjigje të pasakta për pyetjet e Censusit. Gjobat për qytetarët do të variojnë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë. Ndërkohë, masa të tilla ndëshkimore do të ketë edhe për punonjësit që nuk do të respektojnë rregullat e konfidencialtetit.

Në pyetësorin e Censusit është lënë e hapr mundësia që të përfshihen edhe pyetje për grupin etnik, fenë dhe gjuhët, por përgjigja do të jetë e lirë në dorë të qytetarëve. Për regjistrimin e ri të popullsisë dhe banesave do të ngrihet Komisioni Qendror i Censusit, i cili do të kryesohet nga drejtori i përgjithshëm i INSTAT. Pjesë e këtij komisioni do të jenë edhe 13 Ministritë e kabinetit qeveritar. Instituti i Statistikave ka planifikuar të kryejë censusin e ardhshëm të popullsisë dhe banesave në vitin 2020.

Në këtë census, qytetarët do të pyeten për gjininë, moshën, statusin martesor ligjor dhe de facto, vendodhjen e banesës dhe të punës, profesionin dhe nivelin arsimor. Në censusin e fundit të vitit 2011 popullsia e Shqipërisë rezultoi rreth 2 milionë e 832 mijë banorë, 7 % më pak krahasuar me vitin 2001.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *