“Diversioni i Veliajt, takon vëllain e administratorit të njësisë 6 dhe e shiti si premtim”

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar me një shenim në faqen e saj në facebook, ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, i cili shfrytëzon propagandën nën kontroll të blerë duke iu servirur shqiptarëve vëllain e administratorit të tij Adriatik Merkos sikur do e prishë shtëpinë me dëshirë!.

Ja statusi i plotë Ina Zhupës në Facebook:

Veliaj shfrytëzoj protesten e studenteve për diversion me banoret e unazes, kryemashtruesi nuk ndalon propaganden e blerë.

Mbasi na shiti policët e policisë bashkiake si qytetarë të unazës së re, sot ka dale me një tepelenas qe paska pranuar të shemb shtëpinë e tij për të gezuar Veliajn!!!

Konkretisht përsoni në foto është Servet Merko vëllai i Adriatik Merkos administratorit të njësisë numër 6! Siç tregon dhe kërkimi në sistemin e gjendjes civile dhe mashtrimi del i qartë. Një situate e stisur se ato qe ka zakon mashtruesi Tiranës.

Veliaj ta harrojë që do çojë në fund projektin klientelist dhe korruptiv të 40 milionë eurove. Banorët e Unazës së Re, nuk terhiqen, ata do fitojnë. E drejta do fitojë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *