Ka nisur protesta te banorëve të “Unazës së Re” të cilët kundërshtojnë shembjen e shtëpive që preken nga zgjerimi i rrugës pa dëmshpërblyer më parë. Protestuesit kanë bllokuar rrugën në të dyja anët.
Në mesin e protestuesve ndodhet kryetari i PD Lulzim Basha dhe deputetë të opozitës. Basha u shpreh për mediat qëllimi është të sprapset projekti korruptiv i Edi Ramës.
Ai tha se opozita do jetë në mbështetje të banorëve derisa Edi Rama të heqë dorë nga shkatërrimi i banesave të “Unazës së Re”.