Si u zhduk “Air Albania” pa nisur punë, fluska e propagandës së Ramës

Viti po shkon drejt mbylljes dhe ne nuk kemi akoma asnjë lajm të qartë në lidhje me “Air Albania”. Burime të besueshme thonë “Air Albania” nuk ekziston më.

Por a është e vërtetë?

Dritan Goxhaj, një ekspert i aviacionit civil, deklaroi dy ditë më parë në Fax News se kryeministri Edi Rama është para faktit surprizë.

“Para faktit surprizë është vetë kryeministri, i cili pa qenë ekspert i fushës, besonte se do të nisnin fluturimet siç e deklaroi. Fakti që nuk filluan, ka surprizuar më shumë atë se neve, pasi ne e dinin dhe e themi përsëri se procesi i marrjes së licencës në republikën e Shqipërisë, sipas normave europiane varion në 90 ditë dhe pasi merr atë, atëherë aplikon në Europë për të marrë një licencë europiane për të fluturuar drejt Europës, edhe ajo do 45 ditë, pra në total i bie 120 ditë, 120 ditë pune.

Pra kompania është në proces licencimi, me sa di unë nuk është tërhequr ose ka humbur në drejtim të paditur, por është në proces, unë shpresoj që deri në fund të dhjetorit ta marrë licencën, deri nga data 20-23 dhjetor, po nuk e mori në dhjetor, do e marrë në janar, dhe më pas aplikimin do ta bëjë në Europë, në rast se e merr këtë licencë, mund të fluturojë drejt Turqisë pasi leja europiane nuk nevojitet për në Turqi,” tha Goxhaj.

Kur bëri fluturimin e parë të provës avioni ‘Lasgushi’ i Air Albania, një agjenci e quajtur Airline Geeks shkroi për një ‘linjë misterioze’.

Kurse Murat Herdem i portalit turk ‘Airport Haber’ mendon se bashkëpunimi i Turkish Airlines me Air Albania do jetë blofi i radhës. Sipas tij, ky është një ‘deja vu’ i bashkëpunimit të Turkish Airlines me Air Bosna, kur kompania përjetoi një eksperiencë të hidhur me humbje prej miliona eurosh. “Mënyra se si ka nisur partneriteti është e njëjtë. Të dy partneritetet po realizohen me orientim politik dhe jo si veprim komerçial, çka do i kushtojë Turkish Airlines miliona euro humbje,” parashikon Herdem.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *