Nuk dihet nëse nuk i pëlqeu përkthimi apo nëse u lodh duke mbajtur pajisjen në dorë, por presidenti i SHBA-së Donald Trump i la të gjithë gojëhapur kur lëshoi në dysheme kufjet të cilat ju dhanë me qëllim që të kuptonte më mirë homologun argjentinas Mauricio Macri, vendi i të cilit pret samitin e G20.
Në një fjalë të shkurtër pas veprimit, Trump tha se kuptonte më mirë homologun përmes spanjishtes sesa përkthimit dhe se ata kanë qenë miq të mirë prej kohësh.
(Minuta e 5:45 kur Trump hedh kufjet)
https://www.youtube.com/watch?v=-hzj3OVYHYk
Gjithësesi ky nuk ishte momenti i vetëm i sikletshëm pasi sërish dy Presidentët duket se nuk u morën vesh dhe aq mirë gjatë kohës që liderët po grumbuloloheshin për të ashtuquajturën foto familjare, një proces i zakontë në samite të tilla.
Trump duket se mbërriti i pari në podium dhe largohet duke e lënë të suprizuar homologun Macri.
Ky i fundit u përpoq ta thërriste, por nuk mori asnjë përgjigje në këmbim nga lideri i Uashingtonit teksa edhe gjuha e tij trupore shfaqi njëfarë zhgënjimi.