Mbledhja mes dy qeverive dje në Pejë mes asaj të Shqipërisë dhe Kosovës është ndjekur me vëmendje të madhe nga mediat shqiptare, por edhe nga mediat serbe.
Këto të fundit kanë shkruar për deklaratat e Ramës dhe marrëveshjet e nënshkruara.
Marrëveshjet e nënshkruara nga dy qeveritë do të lehtësojnë lëvizjen e lirë të mallrave, të cilat deri më sot kanë qenë frenuese mes dy shteteve.
Ministrat e dy kabineteve qeveritare në prani të dy kryeministrave firmosën marrëveshjet doganore, njohjen e ndërsjellë të patentave si dhe bashkëpunime në sektorë të tjerë.