Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është i bindur se kjo qeveri ka marrë fund, por tashmë pritet vetëm se kur do të rrëzohet. Në programin e Adi Krastës, ai tha se skandali që mund të rrëzojë Edi Ramën ndodhet në aksin Maminas-Xibrakë.
Ai i referohet laboratorit të kokainës, duke theksuar se një i tillë nuk mund të ngrihet pa dijeninë e kryeministrit.
“Qartësisht autostrada e skandaleve të sundimit të Ramës shtrihet në aksin: Durrës (Maminas)- Elbasan (Xibrakë)… Këtu gjenden ngjarjet më të mëdha të zbardhura, por që presin autorët e vërtetë para drejtësisë së vërtetë.
Skandalet e tjera i ka, megjithëse me kosto, për të shmangur vëmendjen…,” shprehet Manjani.