Një projektvendim që përcakton kufijtë e rinj ligjore të 61 bashkive është bërë gati për miratim në qeveri.
Projektvendimi vjen si propozim i Ministrit të Brendshëm i cili saktëson kufijtë e pas ndarjes Administrativo-territoriale të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore.
Sipas relacionit nëpërmjet këtij projektvendimi synohet miratimi i hartës së përditësuar të kufijve administrativo-territoriale të njësive të vetëqeverisjes vendore. Me anë të këtij vendimi bëhet e mundur pasja e hartës së saktë të kufijve administrativo-territorial të 61 bashkive në zbatim të ligjit nr.115/2014, “Për Ndarjen Administrativo-Territoriale të Njësive të Qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë”, proces i cili ka filluar në vitin 2014, nëpërmjet projektit STAR.
Përditësimi dhe formalizmi për vënien në përdorim te informacionit gjeografik për kufijtë territoriale të 61 bashkive, tashmë është i përshkruar në të gjitha materialet hartografike dhe përshkruese të produktit përfundimtar te këtij procesi.
Procesi i formalizmit të kufijve të 61 bashkive ka vazhduar që pas zbatimit të reformës territoriale më 2014. Ne funksion të trajtimit të kërkesave nga një numër bashkish, qeveria shtyu afatet e formalizmit te kufirit territorial me qellim zgjidhjen e disa konflikteve të mbetura ne pretendimet e Bashkive Kufitare.
Në Shqipëri ndarja administrative deri në ditët e sotme nuk është dokumentuar asnjëherë në funksion të pozicionit koordinativ të kufirit. Hartat e deritanishme të ndarjes administrative kanë pasqyruar në mënyrë tematike ndarjen e pushteteve vendore, por nuk përmbajnë në asnjë rast pozicionin koordinativ (hartografik) të kufijve te tyre. ·
Zyrat e kadastrave te rretheve që kane ekzistuar deri në vitet e para pas 1990, kanë pasur informacion hartografik të kufizuar në territorin e tokave bujqësore dhe njëkohësisht në harta te shkalleve 1 :5000 që nuk ishin të një saktësie te mjaftueshme.
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipoteka), pavarësisht nga përpjekjet që ka bërë për unifikimin e kufijve administrative të fshatrave dhe komunave me kufijtë e zonave kadastrale, nuk ka arritur që ta realizoj këtë qellim.
Ndërmarrjet pyjore pavarësisht së kanë pasur informacion për fshatin në të cilin ndodhen parcelat pyjore ato nuk i kanë organizuar hartat e tyre mbi ndarjen administrative, por mbi ekonomitë pyjore. Si rrjedhoje nuk kishte një informacion i sigurte dhe të saktë nga hartat e vjetra i :25000 të ekonomive pyjore.
Sistemi i Adresave i krijuar ne vitet e fundit nuk pati ne qellim te vet realizimin e hartës se kufijve territoriale.
Instituti i Statistikës nuk ka pasur, nuk ka krijuar dhe nuk e krijoi edhe ne census-in e fundit (2011) hartën e sakte të kufijve territoriale të Shqipërisë. /Monitor/