“Bjeri legenit!”, ky është shkaku i sherrit mes Cungut dhe Reginaldos (VIDEO)

Te Kukësi nuk i shmangin dot nervat as me fitore. Dhe protagonist është sërish Arturo Rexhinaldo, i cili në momentin e ndërrimit jo vetëm që i drejtohet me nerva trajnerit, por edhe e shtyu kur ai u përpoq që ta përqafonte. U duk sikur kjo “shfryrje” vinte prej zëvendësimit në të 92-ën minutë, por jo.

Sulmuesi nga Mozambiku e kishte me Arlind Kalanë. Në momentin që Armando Cungu u kthye që t’i kërkonte llogari, duket se është kuptuar që gjithçka erdhi prej një keqkuptimi, shkruan PanoramaSport. Megjithatë, ballafaqimet e rastit u kryen pasi erdhi vërshëllima finale e gjyqtarit. Rexhinaldo ka menduar se Kalaja e ka sharë nga nëna dhe këtë ia ka thënë trajnerit, duke iu drejtuar: “Kërkoji llogari atij dhe jo mua…”.

Kur ky diskutim përfshiu edhe mesfushorin shkodran, Kalaja i është përgjigjur duke u betuar: “Për kokën time, nuk e kam sharë”.

– Pas debateve mes Kalasë dhe Rexhinaldos, të vetmit që u “gëzuan” ishin tifozët e Kamzës. Ngushëllimi i vetëm pas humbjes ishte ky sherr dhe i thonë Arlind Kalasë: “Bjeri legenit”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *