Nesër në Pejë do të zhvillohet mbledhja e pestë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, ku pritet të firmosen edhe një sërë marrëveshjesh.
Pak më herët, ministri i Arsimit në Kosovë, dha lajmin e mirë se së shpejti mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ketë asnjë taksë, mediat kosovare kanë zbuluar axhendën e ditës së nesërme.
Agjenda e aktiviteteve është si në vijim:
10:15 Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes.
10:30 Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive.
12:30 Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
13:00 Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare.