“Unaza e Re”/ Ina Zhupa sulmon Veliajn: Kryebashkiak në ikje (VIDEO)

Zëdhënësja e Partisë Demokratie, Ina Zhupa ka sulmuar ashpër kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, ndërsa e akuzon atë se fshihet pas mashtrimeve.

Teksa ka publikuar një mesazh në faqen e saj të ‘Facebook’ Zhupa e cilëson kryebashkiakun si ‘Erion Betoni’, duke shtuar se banorët e Unazës së Re nuk duhet të tërhiqen.

Mes të tjerash ajo shton se banorët do vazhdojnë me mbështetjen e opozitës deri në fund dhe nuk tërhiqen nga mashtrimet e një kryebashkiaku sipas saj në ikje.

REAGIMI I ZHUPËS
Kur premton Erioni Betoni nje gje, pikerisht atehere duhet ta kuptojne banoret e unazes se re qe mos terhiqen dhe qe eshte mashtrim i rradhes.

Degjoni rrefimin e kesaj banoreje autoktone qe i eshte prishur shtepia te bulevardi i ri. Prej dy vitesh eshte injoruar nga kryemashtruesi Veliaj dhe ska marre as kompesim dhe asgje.

Ky fat do i prese dhe banoret e unazes se re dhe 400 te tjere qe pritet tu prishen shtepite ne Tirane nga kjo qeveri.

Ata kane vetem hesapet per te mbushur xhepat e tyre, te marrin pjesen e luanit nga 40 milion euro dhe banoret ne meshire te fatit ose ne azil. Banoret do vazhdojne me mbeshtetjen e opozites deri ne fund dhe nuk terhiqen nga mashtrimet e nje kryebashkiaku ne ikje.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *