Tayna ka publikuar së fundmi videoklipin e radhës që mban emrin ‘Pow Pow’, që u diskutua gjatë në media, pasi kënga ishte një Diss që Tayna ju bëntë reperave të tjerë.
Kënga rezultoi e suksesshme duke arritur të kapë 2 milioin klikime në pak ditë.
Por detajin që me siguri nuk e keni vënë re e ka zbuluar ‘Gazeta Express’.
Sipas tyre klipi i kësaj kënge është kopjuar nga një artist afrikan, që mban emrin Lava Lava.
Nëse do ta klikonit do të vinit re ngjashmërinë e jashtëzakonshme mes kilpeve. ‘Go Gaga’ është publikuar në 6 tetor të këtij viti, ndërsa kënga e Taynës në 17 nëntor.
Kjo nuk është hera e parë që Tayna akuzohet për kopjim. Kur u publikua kënga ‘Shqipe’, reperja u kryqëzua nga fansat për ngjashmërinë që kishte klipi me reklamën e Teyana Taylor për revistën ‘Vogue’.
Më poshtë mund ti dëgjoni të dy videoklipet, për të parë ngjashmërinë midis tyre.