Rumania, e treta presidencë e BE-së që vendos prioritet Ballkanin Perëndimor

Ballkani Perëndimor do të jetë një prej prioriteteve të Rumanisë gjatë presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian. Kjo e bë e ditur gjatë takimit që ministri rumun i Mbrojtjes, Gabriel-Beniamin Leș zhvilloi me homologun austriak, Mario Kunasek.

Ministri Les theksoi se qëllimi i presidencës së Rumanisë do të jetë që shtetet e Ballkanit të zgjidhin sfidat në politikën e jashtme, si dhe të vijohet me procesin e zgjerimit të BE-së në këtë rajon.

Rumania do të marrë presidencën e BE-së në janar të 2019-ës dhe do e mbajë deri më qershor të po të njëjtit vit, për t’ja kaluar më pas Finlandës.

Ballkani Perëndimor ishte gjithashtu në prioritetet e presidencës së Austrisë dhe Bullgarisë, por pavarësisht këtij avantazhi, Shqipëria nuk i shfrytëzoi këto momente për të avancuar drejt Bashkimit Evropian. Kryesisht Serbia dhe më pas Mali i Zi janë shtetet që kanë përfituar më shumë nga presidencat e Austrisë dhe Bullgarisë, duke ecur përpara në rrugën e integrimit evropian.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *