Renato Mekolli tregon çfarë hanë Rama dhe Basha

Shefi i kuzhinës Renato Mekolli, i pranishëm në rubrikën për Çaj në BE Caffee, tek e “E Diela Shqiptare” tregoi disa “sekrete” të vogla nga klientët që frekuentojnë restorantin e tij.

I pyetur nga Erion Isai nëse është e vërtetë që klientët duan tavolinën përballë xhamit, Renato e pranoi dhe tha, po pasi duan të dëgjojnë atë kur bërtet.

Erion Isai: Kam lexuar një intervistë të Lulzim Bashës dhe vdes për atë hamburgerin tënd. Çfarë i hedh që e pëlqen aq shumë Luli ?

Renato Mekolli: Në fakt është salca që unë i bëj, mishi dhe të gjitha gjërat që i bëj në moment, nuk ka asnjë gjë të gatshme.

Erion Isai: Po Edi Rama, çfarë pëlqen të hajë?

Renato Mekolli: Edi Rama pëlqen të hajë lehtë…

Bes Kallaku: A është e vërtetë që ke menduar largimin nga Shqipëria?

Renato Mekolli: E kam menduar, por jo tani.

Bes Kallaku: Ku do shkosh?

Renato Mekolli: Mund të jetë Londra, ose Los Angeles.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here