Italia është një prej shteteve të Bashkimit Evropian ku paguhen më shumë taksa për autostradat, por kjo situatë nuk mbështetet nga qytetarët. Të frymëzuar nga “jelekët e verdhë” të Francës, edhe italianët po planifikojnë të ngrihen në protestë kundër taksave të larta të autostradave.
Një grup që është krijuar në ‘Facebook’ me emrin “Gillet Gialli Italia” (jelekët e verdhë të Italisë) shkruan: “Ne nuk do të paguajmë më për autostradat nëse taksat nuk ulen dhe nëse kompania “Autostrade spa” vijon të jetë menaxhuesja e tyre. Protestën e Parisit do ta sjellim në Romë. Le të mbledhim “jelekët e verdhë” të gjithë Italisë.”
Në Francë vijojnë protestat e ashpra kundër rritjes së çmimit të naftës. Me dhjetëra policë dhe protestues janë plagosur, ndërkohë që ka patur raste kur efektivët kanë lënë detyrën dhe u janë bashkuar protestave.