Marrëveshjet mes dy qeverive, shqiptarët e Luginës së Preshevës ndihen të tradhëtuar

Mbledhja e dy qeverive shqiptare u finalizua me firmosjen e 9 marrëveshjeve me interes të ndërsjellë përfshirë unifikimin doganor, heqjen e tarifave roaming apo edhe njohjen e patentave nga të dy vendet.

Megjithatë, shqiptarët e Preshevës ndihen të tradhëtuar, pasi ata nuk janë pjesë e asnjë prej pikave të dakordësuara mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare.

Është kryetari i këshillit kombëtar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, i cili thekson se lugina vazhdon të diskriminohet jo vetëm nga Serbia, por edhe nga Shqipëria dhe Kosova.

“I zhgënjyer që qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës nuk përfshinë asgjë për Luginën e Preshevës, në marrëveshjen e sotme të firmosur midis tyre, në mbledhjen e përbashkët të Pejës. ‘Fondi i përbashkët për Luginën e Preshevës’ i themeluar nga dy qeveritë e atëhershme në Prizren më 2014 ishte një vendim inkurajues”, pohon ai duke shtuar:

“Përderisa Lugina e Preshevës vazhdon të diskriminohet në të gjitha fushat nga Qeveria e Republikës së Serbisë, mbështetja e sotme e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare është edhe më jetike se dje, për shqiptarët në Serbi.Qeverisja e re e Këshillit Kombëtar Shqiptar do të angazhohet për thellimin e komunikimit dhe të bashkëpunimit me kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës”, përfundon ai.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *