Lori Hoxha:’I urrej ditëlindjet e mia’ dhe ka një arsye

Trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha së fundmi ka vendosur që përpos blogut, të nis rrugëtimin e saj edhe si youtuber, duke ndarë më ndjekësit videot e saja.

Ajo publikoi në adresën e saj në Youtube një video ku rrëfen 18 fakte mbi veten, që të tjerët nuk i kishin ditur.

Ndër to është dhe fakti që Lori urren ditëlindjen dhe shkak për këtë është bërë festa e vjetshme e ditëlindjes.

’E festova ditëlindjen në Shqipëri, por dy ditë më parë isha në festë në Londër, ku piva shumë alkool dhe përfundova në spital.E kur erdhi festa e ditëlindjes, njërëzit po pinin dhe unë nuk mundesha sepse shija e alkoolit do të më bënte të vdisja.Prandaj unë i shikoja dhe mendoja se duhet të shkoja në shtëpi.Nuk po qëndroja dot në festën e ditëlindjes time dhe prandaj e urrej tani, për çdo gjë që ndodhi vjet’ ka rrëfyer Lori.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *