Kim Kardashian tregon të vërtetën e video-skandalit

Ylli televiziv Kim Kardashian ka zbuluar për herë të parë të vërtetën për video-regjistrimin e saj seksual në vitin 2003. Kim ka pranuar se ishte në ekstazë kur ishte filmuar në një regjistrim seksual në atë kohë.

Gjithashtu, ajo tha se kishte pirë ekstazi edhe njëherë tjetër, kur ishte martuar për herë të parë.

“U martova duke qenë në ekstazi…ishte hera e parë”, tha Kim Kardashian duke qeshur. Më pas ajo shtoi: “Piva njëherë ekstazi dhe u martova. E bëra përsëri dhe bëra një video seksuale. Sikundër ekziston çdo e keqe”.

Kim ishte 19 vjeç kur ishte martua me producentin muzikor Damon Thomas. Por pak para divorcit me të në vitin 2003, Kim Kardashian u takua me Ray J., reperin me të cilin realizoi video-skandalin, që në fakt u zbulua në vitin 2007.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *