Kapet hajduti serial, vidhte makina, i përdorte dhe më pas i braktiste (VIDEO)

Një 33 vjeçar është ndaluar në Vlorë pasi akuzohet se ka vjedhur në seri 4 makina atje.

Arrestimi i tij është bërë më 25 nëntor nga Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë

Ksandros Kapllani ishte dënuar dhe më parë për të njëjtën vepër penale.

“Pas një pune hetimore disa mujore është zbuluar se ky shtetas ka vjedhur në kohë të ndryshme 4 automjete të markës “Mecedes Benz” dhe pasi i përdorte disa ditë, i braktiste ato në të njëjtën zonë, zakonisht në lagjen “15 Tetori” Vlorë” informon policia e Vlores.

Vjedhjet për të cilat dyshohet se autor është 33 vjeçari

• Më datë 22.09.2018, në lagjen “Isa Boletini” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit  H.H.

• Më datë 23.10.2018, në legjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit N.K.

• Më datë 18.07.2018, në lagjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit A.D.

• Më datë 09.05.2018, në lagjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit N.A.

Automjetet e sekuestruara i janë dorëzuar pronarëve përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *