Nga Boldnews.al
Të shtunën e kaluar, deputeti Alket Hyseni ka lënë mënjënë petkun e politikanit-miliarder dhe është bashkuar me gjakun e ri të Partisë Socialiste në Sarandë, në një festë nokturne, në nderim të Festës së Flamurit.
Dhjetra të rinj të Forumit Eurosocialist vendosën të përkujtojnë me alkol, muzikë e kërcime sensuale përpjekjet e plakut të Vlorës, Ismail Qemali, për shpallen e pavarësisë së Shqipërisë.
FRESH Sarandë, në profilin e saj në rrjetin social facebook, e ka dokumentuar këtë festë rinore, me dhjetra foto, të cilat shoqërohen me komente që shkojnë nga thirrjet politike e deri kënaqësia e të pirit pa fund të alkolit.
Nga fotot e publikuara, duket se deputeti Alekt Hyseni ka qenë përfaqësuesi i “Qendrës”. Ai, për respekt të rastit, duket me një veshje sportive, duke u kombinuar natyrshëm me të rinjtë, të cilët e shfrytëzuan këtë festë kombëtare për t’u dëfryer në ritmet e muzikës disko.
Alket Hyseni duket se nuk ka mbetur pas në përfshirjen e festës rinore. Ai duket i lumtur pranë vajzave e djemve të rinj, të cilët, sic tregojnë fotot, e shohin të dërguarin e Qendrës “në kokërr të syrit”.
“FRESSH Sarandë & FRESSH Delvinë falenderon të gjithë të rinjtë pjesëmarrës në party-n e zhvilluar ditën e shtunë! Ishim dëshmitarë të një energjie madhore! Treguam që kur rinia mblidhet bashkë di që të zgjoj qytetin në këmbë. Aktivitete të tjera na presin”, thuhet në mesazhin që shoqëron fotot e festës së sarandiotëve freshistë.
Natyrisht, kjo “energji madhore” mund t’i dedikohet edhe Alket Hysenit, i cili vendosi t’ia dedikojë fresh-it sarandiot një “jetë nate” për nder të Ismail Qemalit.