Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, pasi rrëmbyen natën e së premtes në Lagkadikia, një pakistanez 16-vjeçar.
Policia e Selanikut ka arrestuar shqiptarët e moshës 49 dhe 30 vjeç, nën akuzën e rrëmbimit të një fëmije në bashkëpunim si dhe transportin e paligjshëm të të huajve.
Sipas deklaratës së 16 vjeçarit nga Pakistani, mbrëmjen e 23 nëntorit në Lagkadikia, dy të panjohur iu afruan atij dhe e hipën me forcë në një makinë.
Më pas, ata e dërguan në një vend të fshehur në një fshat të komunës së Volvit, duke kërkuar para për lirimin e tij.
Në orët e para të së shtunës, viktima arriti të ikë dhe shkoi në polici ku denoncoi incidentin.
Të arrestuarit do të sillen në prokurori, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar ndonjë viktimë tjetër.