FOTO/ Nusja zhduket me tre fëmijët, babai në burg mëson se djali…

Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme historinë e dhimbshme të një babai, i cili ka tre vjet e gjysmë që nuk sheh fëmijët e tij. Aleks Ceka, i cili vuan dënimin në burgun e Peqinit, nuk di se ku i ka fëmijët. Ai merr leje herë pas here nga drejtuesit e burgut ku vuan dënimin për të shkuar në shtëpinë e tij në Peshtan për të takuar fëmijët, por fëmijët nuk i gjen në shtëpi.

mbnm (1)

Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme historinë e dhimbshme të një babai, i cili ka tre vjet e gjysmë që nuk sheh fëmijët e tij. Aleks Ceka, i cili vuan dënimin në burgun e Peqinit, nuk di se ku i ka fëmijët. Ai merr leje herë pas here nga drejtuesit e burgut ku vuan dënimin për të shkuar në shtëpinë e tij në Peshtan për të takuar fëmijët, por fëmijët nuk i gjen në shtëpi.

Ai tregoi për gazetarët e Fiksit se ka bërë shumë përpjekje me të gjitha institucionet shtetërore, por nuk ka gjetur zgjidhje. Është drejtuar me shkresa zyrtare ne komisariat të Tepelenës, në Ministri të Drejtësisë, në prokurori dhe tek Avokati i Popullit.

a

Bashkëshortja e Aleksit jeton në Dropull të Gjirokastrës, në shtëpinë e gjyshërve, me djalin 5 vjeçar dhe vajzën e mitur, ndërsa djali më i madh 14 vjeç, ka kaluar kufirin për në Greqi.

Aleksi nuk ka asnjë mundësi të kërkojë vetë fëmijët, pasi është i burgosur, e vetmja mundësi janë letrat që u ka çuar institucioneve. Inspektori i zonës së tij të banimit, i ka shprehur se do të lidhej me inspektorin e zonës ku jeton bashkëshortja. Aleksi ka marrë vetëm një përgjigje se fëmijët i ka mirë nga inspektori, por asgjë zyrtare. Ai pretendon se djali i tij më i madh ndodhet në Greqi.

b

Aleksi nuk ka bërë asnjë divorc me bashkëshorten dhe s’ka lëshuar asnjë prokurë që mund të lejonte që djali i tij të kalonte kufirin , prandaj ai mendon se djali është trafikuar.

Nëna e Aleksit loton pa reshtur për nipërit dhe mbesën nga malli i tre viteve pa i parë. Ajo tregon se nuk e ka jetën e gjatë dhe dëshira e vetme është të takoj fëmijët.

c

Aleksi telefonon inspektorin e zonës Fejzo Meçen përball kamerës së Fiksit dhe e pyet se çfarë do bëhet me kërkesat e shumta që ka bërë për fëmijët, por përgjigja e inspektorit ishte se janë mirë, po të ishin sëmurë do lajmëroheshin.

Fiks Fare udhëtoi drejt fshatit Dropull në shtëpinë e bashkëshortes së Aleksit, Valentina Ceka.

d

Bashkëpunëtorët e Fiksit shkuan si miq të familjes së Aleksit, dhe menjëherë i treguan së gjyshja dhe babai i fëmijëve të saj dëshironin të takonin fëmijët, se janë të shqetësuar për gjendjen e tyre. Nëna e fëmijëve pohon se djali i saj i madh ndodhet te njerëzit e saj në Greqi dhe se ka kaluar nga mali kundrejt 250 eurove. Ajo tregon se kjo nuk është hera e parë, rruga bëhet me taksi dhe vetëm pak i duhet të ecë në këmbë për të mbërritur në Greqi. Valentina shprehet se djali i vogël ka qenë vetëm 1 vjeç kur i ati është futur në burg, ndërsa vajza dhe djali i madh nuk dëshirojnë ta takojnë apo flasin, pasi mbajnë mend torturat dhe dhunën e ushtruar nga bashkëshorti.

e

Gazetarët e Fiksit shkuan në komisariatin e policisë Tepelenë, ku inspektori Fejzo Meçe, u tha gazetarëve të Fiksit se nuk është ne dijeni se njëri prej fëmijëve është në Greqi, nëse kjo është e vërtetë e ëma do shkojë para ligjit, ai u premton gazetarëve se që të nesërmen do i vë në dijeni për situatën ” Pa merak ju marr vetë nesër dhe ju them mbi situatën” thotë Fejzo Meçe.

f

Ndërkohë inspektori nuk ktheu përgjigje për gazetarët, ndaj këto të fundit u detyruan ta rimarrin në telefon. Ai tha se përgjigjen duhet ta marrin në Gjirokastër . ” Shkoni në Gjirokastër, e dinë ato” thotë z. Meçe

g

Takimi i Fiksit me bashkëshorten e denoncuesit. 
Bashkëshortja e Aleksit: Si kalove?
Fiksi: Mirë, Të shqetësoj?
Bashkëshortja e Aleksit: Jo fare
Fiksi: Vetë jeton këtu?
Bashkëshortja e Aleksit: Vetë me fëmijët.
Fiksi: Djali dhe vajza?
Bashkëshortja e Aleksit: Po.
Fiksi: Po djali i madh?
Bashkëshortja e Aleksit: Jo nuk është këtu
Fiksi: Dëgjo, unë faktikisht…
Bashkëshortja e Aleksit: Eja të vemi brenda , eja.
Fiksi: Rrofsh. Aleksi neve na ka kërkuar ndihmë sepse nuk ka takuar fëmijët për 3 vite e gjysëm
Bashkëshortja e Aleksit: Po.
Fiksi: Ju keni bërë divorc? jo
Bashkëshortja e Aleksit: Jo
Fiksi: Nuk keni bërë divorc. A ka ardhur ndonjëherë inspektor zone? Polici, për të pyetur për fëmijët ? Për tu interesuar ku jeni? Pasi ai ka bërë disa denoncime për ju.
Bashkëshortja e Aleksit: Jo
Fiksi: Jo
Bashkëshortja e Aleksit: Asnjë
Fiksi: Asnjë.
Bashkëshortja e Aleksit: E kupton ka dal Aleksi me leje, do të takojë fëmijët, nëqoftëse unë i them jo atëherë ai ka të drejtë nuk është interesuar ai ndonjëherë ta bëjë këtë gjë. Se unë jam prind vetë dhe e di çfarë është dhembsuria e fëmijës.
Fiksi: Unë sot kam parë në dosjen e Aleksit….
Bashkëshortja e Aleksit: Unë tani flas me ty dhe më dridhet trupi e kupton?
Fiksi: Patjetër! Ka 3 vite e gjys që Aleksi ju shkruan pafund të gjitha institucioneve shtetërore që të mund të dijë si ka fëmijët. Nëse Aleksi, do që të takojë ty edhe fëmijët dhe nëse vjen? Ti je e sigurt që nuk e denoncon? Nuk shprehesh diku që ai po më kërcënon po më bën. Ai thjeshtë do të takojë fëmijët e tij, ai këtë frikë ka.
Bashkëshortja e Aleksit: Ku e di unë çfarë mendiomi ka Aleksi?
Fiksi: Që ti takojë
Bashkëshortja e Aleksit: Po pra ti takojë, nuk e ndaloj unë që ti takojë fëmijët. Ku e di unë se çfarë mendimi ka? Çfarë ngarkon në mendje Aleksi.
Fiksi: Nga çfarë ke frikë ti?
Bashkëshortja e Aleksit: Se unë ja dio mendjen Aleksit
Fiksi: Çfarë mendje ka?
Bashkëshortja e Aleksit: Ose ose mund të vete të bëj një urdhër mbrojtje.
Fiksi: Ti antonio e ke takuar ndonjëherë babin e mban mend?
Djali i Aleksit (5 vjeç): Jo .
Fiksi: A do ta takosh ti:
Djeli i Aleksit (5 vjeç) : Jo, se është i keq.

Fiksi: Vajzën tani ku e ke?
Bashkëshortja e Aleksit: Në shkollë. Goca do ishte në klasë të shtatë, është në të pestën. Ik andej, ik këtej.
Fiksi: Ti ke plan po bëre divorcin besoj, të marrësh dhe fëmijët dhe të ikësh që këtu?
Bashkëshortja e Aleksit: Atë po flisja me çunin e madh dje, po më thoshte, o ma…
Fiksi: Me kë jeton djali Atje?
Bashkëshortja e Aleksit: Është me vëllezërit e mi, mami tha bëj diçka, më tha mua të vish këtej, të mblidhemi këteja.
Fiksi: Fëmijët kanë dhe nënshtetësi Greke?

Bashkëshortja e Aleksit: Nc.
Fiksi: Apo vetëm Shqiptare/
Bashkëshortja e Aleksit: Shqiptare.
Fiksi: Ai (djali) , sa kohë ka që rri në Greqi?
Bashkëshortja e Aleksit: Tani ka një muaj e gjysëm. Ishte më përpara, erdhi prap.
Fiksi: Po si del? Nga mali gjithmonë.
Bashkëshortja e Aleksit: Me lek.
Fiksi: Po kujt i paguani në mal? Në mal ske pse paguan.
Bashkëshortja e Aleksit: 250 euro makina, do iki 2-3 orë me këmbë arriti në Janinë.
Fiksi: Atje punon?
Bashkëshortja e Aleksit: Herë punon, herë nuk punon.
Fiksi: Ne kemi rastin e një djali nga Peshtani,

Takimi i Fiksit me inpsektorin e policisë Tepelenë
Fejzo Meçe, inspektor: Aha Aleks…
Fiksi: Po , Që quhet , Aleks Ceka. Aleksdi ka një shqetësim shumë të madh se nuk takon dot fëmijët, ka bërë edhe denoncim besoj këtu se nuk e di ku ndodhen, tani nuk e di se çfarë ka bërë komisariati, me ju më duket se ka folur,
Fejzo Meçe, inspektor: Më ka marrë mua në telefon sot.
Fiksi: Aha, herë tjetër stë ka marrë?
Fejzo Meçe, inspektor: Ka marrë dhe herë tjetër, ka qenë në burg në Peqin, është në burg në Peqin. Fëmijët ja ka e shoqja e cila nuk është e divorcuar.
Fiksi: Po, por ai nuk e di ku ndodhen.
Fejzo Meçe, inspektor: Fëmijët i ka e ëma, në bazë të asaj që dimë ne… rrinë në…
Fiksi: Kush e ka verifikuar nga ju këtë gjë?
Fejzo Meçe, inspektor: E kam verifikuar ubë, shefi i rendit, por para disa kohësh.
Fiksi: Ju keni vajtur atje?
Fejzo Meçe, inspektor: Jo, por nëpërmjet SPZ –ës që mbulon zonën. Kemi fol në telefon, i shoqi me bashkëshorten e tija., fëmijët i kam këtu tha i ushqej.
Fiksi: Ju keni informacion se ajo njërin fëmijë e ka jashtë shtetit?
Fejzo Meçe, inspektor: Për atë nuk e di. Sna ka thënë gjë. Nuk kemi asnjë informacion të tillë.
Fiksi: Jo po jua jap unë informacionin.
Fejzo Meçe, inspektor: Do ta verifikojmë dhe do të kthejmë përgjigje. Do verifikojmë do pyesim, unë do punoj do marr inspektorin e zonës, do ta thërrasim atë zonjën në Gjirokastër, ne drejtori, sepse nuk është zona që mbuloj unë. E mbulon Gjirokastra, nëse ka, e ka nxjerr ajo , pastaj do mbajë përgjegjësi ligjore ajko, para ligjit.
Fiksi: Atëherë të presim përgjigje nga ty?
Fejzo Meçe, inspektor: E ke nesër. Pa merak, do të marr unë, jo të më marrësh ti. Dakort?

Telefonata e gazetarëve pas 10 ditësh
Fejzo Meçe, inspektor: Urdhëro!
Fiksi: Përshëndetje!
Fejzo Meçe, inspektor: Përshëndetje!
Fiksi: Antela e Fiksit jam. Sikur do më kthenit një përgjigje.
Fejzo Meçe, inspektor: Për çfarë?
Fiksi: Erdha ju takova në komisariat atë natë dhe më thatë që do ju kthej një përgjigje.
Fejzo Meçe, inspektor: E di Gjirokastra, nuk e di unë. Aq motra.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here