Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, nuk tërhiqet projekti që parashikon përprishjen e banesave të Unaza e Re, për ndërtimin e aksit nga Shqiponja, te mbikalimi pranë pallatit me shigjeta.
Përmes një shënimi në Facebook, Veliaj bën me dije se, disa qytetarë kanë hapur dyert e banesave e bizneseve të tyre sot për skuadrat e ARRSH-së që u krijuan me një vendim të kreut të këtij institucioni disa ditë më parë, për vlerësimin e shpronësimeve.
“Kjo është e vetmja mënyrë europiane që edhe projekti të bëhet, edhe shpronësimi të paguhet, por edhe ata në nevojë të ndihmohen”, shkruan Veliaj, duke lënë të kuptohet se nuk ka shpronësim për ata që banesat nuk i kanë të legalizuara. Gjë që kundërshtohet kategorikisht nga banorët, që protestojnë prej më shumë se 20 ditësh. Ata janë kundër bonusit të qerasë që ofron bashkia dhe kërkjonë dëmshpërblime me vlera reale të tregut.
Një ditë më parë, pas masave të sigurisë te Gjykata e Tiranës ndaj personave të ndaluar lidhur me protestën e së enjtes para parlamentit, avokati i banorëve të ndaluar tha se, pavarësisht nëse banesat janë ose të legalizuara, ato i mbron Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.