Deputeti kosovar i përgjigjet Ramës: Gjeje vetë gomarin, por…

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot në Kosovë se ata që e quajnë Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi si tradhëtar, janë gomerë, e kjo ka nxitur reagime të ndryshme.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, u është përgjigjur deklaratave të sotme të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Selimi i kërkon Ramës që ta gjejë vetë kush është gomar, pasi sipas tij, ai që shet apo fal territore të atdheut është tradhtar.

“Edi, ti gjeje vetë kush është gomar, kurse ne po të tregojmë që ai që jep (shet apo falë) territore të atdheut quhet tradhtar. Po e gjete ndonjë fjalë tjetër, na e thuaj në vitin tjetër!”, ka shkruar Rexhep Selimi në Facebook.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *