Dash Shehi i kthehet Ramës: Mos të bëjë si nacionalist, kemi halle të tjera

Dashamir Shehi thotë se kryeministri Rama nuk duhet të bëjë nacionalistin. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, me gazetaren Beti Njuma ku foli për takimin e dy qeverive, Shehi u shpreh se Shqipëria ka halle të tjera.

Dashamir Shehi: Zoti Rama ka vuajtur gjithnjë kompleksin se i duket sikur në Kosovë nuk e duan. Politika është dicka më serioze sidomos kur bëhet fjalë për çështje ballkanike dhe realitetin shqiptar. Unë do t’i ftoja të ishin pak më të gjetë, mos bëjnë kaq shumë nacionalista, patriotët e shtirur. Shqipëria nuk ka nevojë për këtë, Shqipëria ka nevojë për realizëm, të respektojmë njëri tjetrin, të sinkronizojmë lëvizjet tona politike, të maksimalizojmë singjerinë që prodhohet nga 2-3 pjesë të një kombi, se jemi një komb. Se në Kosovë kanë dalë teori që është kombi kosovar, disa mendje jo normale mund ta sajojnë këtë. Ne jemi një komb, kombi shqiptar i ndarë në tre shtete. Ky mendon se mund të jetë babai që i puq të tre shtetet. Unë them të presë ca kohë se kemi halle të tjera. /oranews

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *