Moderatorja shumë e dashur për publikun, Bora Zemani ishte e ftuar dje në “Thumb” ku gjatë intervistës ka folur edhe për jetën private, ku u ndal paksa edhe tek ndarja duke u shprehur se është mërzitur me pyetjet që i bëjnë mbi këtë pjesë.
“Jam mërzitur shumë me pyetjet mbi divorcin. Të njëjtën pyetje bëjnë të gjithë. Duhet të them përgjigje të ndryshme, por thelbi është i njëjtë, s’kam çfarë të them më”, u shpreh Bora.
E pyetur nëse ka nisur ndonjë lidhje të re, moderatorja u shpreh se është beqare, beson ende tek dashuria dhe se ka dëshirë te ndjejë edhe njëherë flutura në stomak.